KËRKO
AKTUALE
KRONIKA
BOTËRORI 2022
BOTA
EKONOMIA
SHOWBIZ
SPORT
ZËRAT
AUTO&TECH
DOSIER
JETË
ARKIVA
KULTURA
VIDEO
IMPRESUM
PRIVACY POLICY
SHPALLJE
Babai i Granit Xhakës proteston në Hagë, hedh akuza ndaj Gjykatës Speciale
Mbështetja për ish-krerët e UÇK-së po vazhdon edhe ditën e sotme. Në Hagë po mbahet protesta e radhës në mbështetje të tyre.
Pjesë e protestës është edhe babai i futbollistit Granit Xhaka, Ragipi. Ai ka thënë se aty janë para një gjykate të padrejtë.
“Sot këtu jemi për t’u solidarizuar dhe përkrahur vëllezërit tanë. Jemi këtu para një gjykate të padrejtë për të ngritur zërin, këtu po tentohet të gjykohen luftëtarët e lirisë. Këtu po tentohet të dënohet historia e lavdishme e Kosovës”, është deklaruar Xhaka.
Pjesë e protestës është edhe ish-deputeti i PDK-së, Nait Hasani.
Theksojmë se gjatë ditës së djeshme në Prishtinë u organizua marshi “Marshojmë për Drejtësi”.
Dy vjet e gjysmë pas mbajtjes në paraburgim të katër krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, në Hagë sot nis procesi gjyqësor kundër tyre.
Të akuzuarit në fjalën e tyre para trupit gjykues janë deklaruar të pafajshëm.