2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Babai nga Gostivari publikon një foto: Prindërit nuk i lejuan fëmijët të shkojnë në klasë për shkak të vajzës me Syndrome Down

Rekomandime

Ilir Ademi nga Gostivari ka publikuar një fotografi të vajzës së tij, Ëmblës, ku ajo shihet e vetme në klasë.

Sipas tij, arsye pse ajo gjendet e vetme në klasë është se prindërit nuk i kanë lejuar fëmijët e tyre të shkojnë në shkollë për shkak të vajzës së tij që është me Syndrome Down.

- Advertisement -

“Sot filloi gjysëmvjetori i dytë për të gjithë fëmijët, nxënësit dhe moshatarët e vajzës time Ëmblën, vetëm Ëmbla jonë nuk e gëzoi këtë ditë sepse dikush ia ndalë këtë ndjesi, që mos të filloj me moshatarët e vet….derisa të gjithë gëzohen se fëmijët e tyre nisën gjysëmvjetorin e dytë, na si prindër të Ëmblës e mendojm kur do të filloj gjysëmvjetori i dytë për Ëmblën pasi që u bojkotua në gjysëmvjetorin e parë nga prindërit ( nënat) e moshatarëve të Ëmblës…me hajër na qoftë”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit