3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Babai vdes duke e pritur djalin e zhdukur

Rekomandime

Pesë ditë nga zhdukja e 23-vjeçarit nga Lipjani, nuk ka asnjë lajm. Familja në pritje të Shqipdonit goditet nga vdekja e babait të tij, raporton T7

- Advertisement -

Të dielën u nis me një kombi-bus për në Lipjan.

E më pas, Shqipdon Aliu do të udhëtonte për në Prishtinë për ta takuar të dashurën.

23 vjecari donte që nusen e tij të ardhshme ta njoftonte me babain, i cili po vuante nga kanceri.

- Advertisement -

Por, që nga ajo ditë nuk dihet se ku ndodhet i riu nga Gadimja.

E 4 ditë pas zhdukjes se tij, familja Alija nga fshati Gadime pësoi edhe nje tragjedi.

- Advertisement -

Te ënjten vdiq Nevzat Alija, babai i Shqipdonit.

Të ndjerit nuk i kishin treguar për zhdukjen e djalit, për shkak të gjendjes shëndetësore.

Familjarët që po prisnin njerëz për ngushllime, nuk deshën të flisinin para kamerës, mirëpo televizionit T7 i thanë se se nuk mund t’i dinë arsyet e zhdukjes së djalit të tyre.

Pos tjerash, thanë se Shqipdoni asnjeherë nuk ka sjellë probleme në shtëpi.

Se Shqipdoni ishte djalë i qetë e thotë edhe menaxheri i lokalit, ku qëndronte shpesh 23-vjeçari.

Policia e Kosovës është në kërkim të Shqipdonit.

Në stacionin policor në Lipjan, për T7 kanë thënë se Shqipdoni nuk e ka asnjë rast.

Ndonëse kanë kaluar 5 ditë, ende nuk kanë ndonjë informacion se ku ai mund të ndodhet.

Megjithatë, ajo që di policia është se 23-vjecari nuk ka dalë jashtë Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit