Vuciqi dhe Pacolli, foto e “rastesishme”. Kështu thotë opinionisti Agim Vuniqi, i cili ka postuar në rrjetin e tij social Facebook, një foto ku shihet Pacolli me Vuçiqin, Radojiqiqin dhe zyrtarë të Listës Serbe.
Të njëjtën foto e kishte shpërndarë në vitin e kaluar edhe gazetari serb, Miroslav Vujovic, i cili kishte shkruar “Presidenti po kontrollon sa kushton një jaht”.
Kujtojmë se Behgjet Pacolli deklaroi që u frikësua nga shteti i Kosovës për një akt trrorist mbi avionin e tij, duke bërë kështu që kjo deklaratë të bëj jehonë në mediat serbe.