2.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Bahtiri tregohet i ashpër: Cila kafiteri s’respekton distancën në Mitrovicë, do të mbyllet!

Rekomandime

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, sot ka mbajtur mbledhje të radhës me Shtabin Emergjent të Komunës së Mitrovicës, me ç’ rast është diskutuar lidhur me gjendjen aktuale dhe koordinimi për marrjen e masave shtesë në parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.

- Advertisement -

Fillimisht drejtoresha e Institutit Rajonal të Shëndetit Publik, Teuta Fejza, ka njoftuar të pranishmit lidhur me situatën epidemiologjike në qytetin e Mitrovicës, ku tha se numri i rasteve pozitive me virusin COVID-19 në total është 531, prej tyre 311 janë të shëruar si dhe 199 raste aktive pozitive.

Pastaj në këtë mbledhje kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka propozuar disa masa shtesë për parandalimin e përhapjes së këtij virusi, të cilat u mbështetën nga gjithë anëtarët e shtabit komunal;

Në secilin lokal të gastronomisë inspektorët komunal të vendosin pikat për krijimin e distancës së duhur në mes tavolinave. Dhe në qoftë se nuk përfillet ky rregull nga ana e bizneseve, ato më nuk do të gjobiten, por do të mbyllen. Si dhe nga dita e sotme ndalohet përdorimi i shisha bar në ato lokale të cilat kanë pajisje të tilla, pasi që konsiderohet rrezik potencial për infektim të të rinjve.

- Advertisement -

Po ashtu nga Policia u kërkua të monitoroj dhe t’i mbaj nën kontroll të gjitha rastet e prekura me virusin COVID-19, duke mos i lejuar të dalin nga shtëpitë e tyre deri sa të shërohen plotësisht.

Përveç marrjes së masave shtesë, Shtabi Emergjent i Komunës së Mitrovicës kanë shprehur edhe disa shqetësime të cilat po rrezikojnë jetën e qytetarëve dhe po rrisin numrin e rasteve pozitive me virus, siç është organizimi i eventit të këngëtarit kosovar, të mbajtur ditën e shtunë në Mitrovicë, mbajtja e të cilit është lejuar nga Qeveria e Kosovës dhe Policia, duke shkelur të gjitha rekomandimet e IKShPK-së për mbajtjen e distancës dhe mos lejimin e organizimeve për mbi 30 persona. Ku në eventin e mbajtur ditën e shtunë kanë qenë të pranishëm një numër i madh i të rinjve, duke mos aplikuar dhe respektuar masat parandaluese, dhe si të tillë Shtabi komunal e konsiderojnë të pa tolerueshëm dhe të pa pranueshëm këtë organizim për të cilin nuk ka qenë në dijeni aspak komuna, dhe se bie ndesh me gjithë ato të cilat kemi kërkuar nga qytetarët.

- Advertisement -

Gjithashtu u ngrit si shqetësim ndaj IKShPK-së lidhur me mos ri-testimin e personave të prekur me Covid-19, të cilët pas 14 ditësh konsiderohen si të shëruar pa ndonjë verifikim të duhur nga ana e institucioneve shëndetësore.

Në këtë mbledhje drejtori i Arsimit, Egzon Jashari, ka informuar të pranishmit për vendimin e Qeverisë lidhur me anulimin e testit të Arritshmërisë për shkak të situatës aktuale me pandeminë, dhe se regjistrimi i nxënësve në klasë të 10-ta do të bëhet nga data 17-21 gusht, duke u bazuar në kriteret, suksesin e përgjithshëm dhe suksesin e lëndët prioritare. Përveç kësaj pranimi i aplikacioneve të kandidatëve do të bëhet në përputhshmëri të plotë me manualin për masat mbrojtëse anti COVID-19.

Ndërkaq, sa i përket rihapjes së çerdhes publike, drejtori Jashari, theksoi se në këtë drejtim janë bërë përgatitjet adekuate, ka mbetur vetëm pajisja me libreza sanitare, dhe së shpejti parashihet hapja e çerdhes.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit