1.6 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

Bajqinovci: Gjermania ndaloi planin e rrezikshëm të Thaçit dhe Vuçiqit

Rekomandime

Deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Mefail Bajqinovci ka shprehur mirënjohje të thellë për shtetin mik të Kosovës, Republikën Federale të Gjermanisë e cila përsëri, zëshëm, kundërshtoi idenë e rrezikshme të ndryshimit të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

- Advertisement -

Sipas tij, kjo ide ishte hedhur si kompromis nga dyshja Thaçi – Vuçiq, në dialogun jo transparent që është zhvilluar nga ana e tyre.

“Kjo ide, është negociuar dhe për këtë askush s’duhet të ketë dilemë. Po të mos ekzistonte si koncept në tavolinë, s’kishte pse të deklarohej edhe vet Qeveria e Parlamenti Gjerman. Ajo ide ka ekzistuar, prandaj është shqyrtuar së fundmi në Gjermani.

Shkembimi i territoreve me Serbinë, siç është prezantuar nga Thaçi dhe Vuçiq, mund të jetë çelës për hapjen e shumë problemeve në Ballkan nga hapja e të cilave do të rrezikohej paqja mes popujve te Ballkanit dhe kështu do të përfitonte Rusia.

- Advertisement -

Nuk ka dyshim se dy pazarxhinj të kqi, si Thaçi dhe Vuçiq, mund të futeshin lehtësisht në këto pazare të rrezikshme. Mirëpo, jemi të bindur se prezenca e SHBA dhe Gjermanisë (BE) në dialog, në çdo rast do të shërbente për të penguar një marrëveshje të keqe për Kosovën”, ka shkruar ai në Facebook.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit