Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje asnjëherë nuk ka kërkuar koalicion me PDK-në dhe nuk do ta bëjë kurrë këtë veprim.
Bajqinovci për GazetaBlic, tha fjalët e Kadri Veselit i cili aludon për një gjë të tillë, janë gënjeshtra të kulluara.“Nuk është e vërtetë është rren e kullume, ai ka rrejtë, kurrë s’ka kërku VV-ja koalicion as kurrë nuk ka me bë një gjë të tillë, kjo është vetëm sa për me na dëmtu se asnjëherë nuk do të ndodhë kjo”, tha Bajqinovci për GazetaBlic.
Lidhur me këtë deklaratë të Veselit, është përgjigjur edhe zyrtari për media i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka.
Ai për GazetaBlic, dematoi këtë lajm duke thënë se Veseli ka gënjyer.
“Edhe sa herë duhet t’ju gënjejë Kadri Veseli që ta kuptoni VETËVENDOSJE!-n”.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, në një intervistë ka zbuluar se Lëvizja Vetëvendosje i ka kërkuar Veselit këto ditë që të formohet një koalicion në mes VV’së dhe PDK’së.
“Vetëvendosja kërkoi këto ditë koalicion me PDK’në”, ka thënë Veseli në një intervistë për “Reportieri”.