1.6 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

Bajram Gashi: Etem Arifi është i pafajshëm, unë kam gënjyer

Rekomandime

Bajram Gashi, Drejtor i OJQ-së “Zëri i Ashkalinjëve për Integrim” thotë se paratë e marra nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale për t’u siguruar fonde komunitetit ashkali dhe egjiptian për festimin e ditës flamurit i mori për vete.

- Advertisement -

Pas lirimit Gashi thotë se deputeti Etem Arifi nuk është fajtor, derisa thotë që iu hakmor deputeti Arifi pasi që ky i fundit nuk e punësoi atë si shofer, njofton Klan Kosova.

E për këtë bashkë me avokatin e tij Gashi më 23 nëntor ka dorëzuar deklaratën e tij në Gjykatën Themelore në Prishtinë, duke dhënë kështu krejt tjetër version nga i pari.

Televizioni gjatë ditës ishte te shtëpia e deputeti Etem Arifi, por që vajza e tij tha se nuk dëshirojnë të flasin.

- Advertisement -

Më 3 qershor deputetit Arifi që tashmë është në burg, i është konfirmuar dënimi prej 1 vit e 3 muaj për keqpërdorim të subvencioneve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit