1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Bajrami deputetëve: Pagat i merrni nga taksat e qytetarëve e bizneseve, votojeni rishikimin e buxhetit e marrëveshjet ndërkombëtare

Rekomandime

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka bërë thirrje që të ndryshohet Rregullorja e Kuvendit në mënyrë që të votohet nga distanca për rishikimin e Buxhetit dhe Marrëveshjet Ndërkombëtare.

- Advertisement -

Bajrami ka thënë se në mungesë të deputetëve në sallë nuk u votuan marrëveshjet ndërkombëtare, raporton Gazeta Express.

“Sot në seancën plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës nuk kaluan marrëveshjet ndërkombëtare për financim të disa projekteve në shumë monetare prej rreth 62 milionë euro.

Është tepër me rendësi që sa më parë të ndryshohet Rregullorja e Kuvendit të Republikës së Kosovës në mënyrë që të mundësohet votimi në distancë. Sot, shumë deputetë nuk ishin prezent për shkak të pandemisë, pasi një pjesë e tyre edhe janë prekur me COVID-19”, ka thënë ministrja.

- Advertisement -

Ajo ka thënë tutje se qytetarët me taksat e tyre i paguajnë edhe deputetët, prandaj është obligim që të votohen marrëveshjet ndërkombëtare dhe rishikimi i buxhetit.

“Secili prej nesh kemi obligim ndaj bizneseve dhe ndaj qytetarëve që këto marrëveshje të votohen. Sepse nga taksat e qytetarëve e të bizneseve paguhen ministrat e qeverisë, deputetët dhe mbi 80 mijë zyrtarë publikë.Të nderuar deputetë, Ju ftoj që ta ndryshoni sa më shpejtë Rregulloren e Kuvendit dhe të votohet rishikimin i Buxhetit. Të votohen marrëveshjet ndërkombëtare dhe të ecim tutje”, ka thënë Bajrami

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit