2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Ballazhi pas anulimit të zgjedhjeve në Han të Elezit: Suma do të turpërohet nga humbja që do t’i shkaktoj

Rekomandime

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka vendosur të anulojë zgjedhjet për kryetar të komunës në Hanin e Elezit, pasi në këtë komunë dyshohet se ka pasur shitblerje të votave.

Pas vendimit të PZAP-it, ka reaguar kandidati për kryetar të Hanit të Elezit, nga PDK, Mehmet Ballazhi, i cili bazuar në rezultatet preliminare të KQZ-së kishte fituar këtë komunë.

- Advertisement -

Ballazhi tha se ky është vendim i çuditshëm i PZAP-it.

“Realisht vendim i çuditshëm, është prapë vendim i PZAP-it, do të ndjekim rrugët ligjore janë mashtrime të Rufki Sumes”, deklaroi ai për Telegrafin.

Kurse i pyetur nëse në rivotim mendon se to arrijë rezultatin e njëjtë, Ballazhi tha se Suma do të turpërohet nga humbja.

- Advertisement -

“Kam bindje se do të turpërohet nga humbja që do t’i shkaktoj”, tha ai.

Anulohen zgjedhjet në Han të Elezit

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit