0.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Bankat s’po ua pezullojnë tërësisht kreditë qytetarëve, BQK paralajmëron masa

Rekomandime

Duke marrë parasysh situatën e krijuar për shkak të përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga virusi Covid-19, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ditë më parë mori vendim për pezullimin e pagesës së kredive deri më 30 prill.

Derisa ky ishte një hap shumë i mirëpritur për qytetarët duke pasur parasysh faktin se nga gjendja e krijuar shumica prej tyre janë detyruar të mos punojnë, e një pjesë do të mbeten edhe pa punë, disa banka që operojnë në Kosovë kanë paralajmëruar qytetarët se ata mund të shtyejnë pagesën e kredive, por në rast se e bëjnë këtë, interesi nuk u falet, por me këtë rast krijohet një këst i ri.

- Advertisement -

Lidhur me këtë shqetësim Reporteri ka kërkuar përgjigje nga Banka Qendrore e Kosovës. Zëdhënësi i BQK-së, Kushtrim Ahmeti ka thënë në bazë të vendimit të nxjerrë, individëve dhe bizneseve u mundësohet pezullimi i pagesave të kësteve të kredisë, nga data 16 mars 2020 deri më 30 prill 2020, me mundësi që varësisht nga situata ky afat të zgjatet edhe më shumë.

Ai ka thënë se në rast të aprovimit të shtyrjes së kredisë nga ana e bankës, interesat ndëshkuese të lidhura me kreditë nuk do të aplikohen në këtë periudhë. Ahmeti ka paralajmëruar se të gjitha institucionet bankare që nuk veprojnë në përputhje me këtë vendim do të jenë subjekt i ekzaminimit dhe ndaj tyre do të merren masa ndëshkuese.

“Bazuar në vendimin e nxjerrë nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës së bashku me Shoqatën e Bankave të Kosovës, bizneset dhe individët të cilët për shkak të gjendjes së krijuar në vend dhe rënies së nivelit të të hyrave të tyre për shkak të situates së krijuar nga përhapja e virusit korona, iu mundësohet pezullimi i pagesave të kësteve të kredisë, nga data 16 mars 2020 deri më 30 prill 2020 dhe varësisht nga situata, ky pezullim mund të shqyrtohet edhe për më gjatë. Pezullimet e pagesave të kësteve të kredisë do të shqyrtohen për të gjitha rastet veç e veç me qëllimin që sektori bankar t’i ndihmoj klientëve të tyre në tejkalimin e situatës së krijuar. Kredimarrësit, të cilët kanë hasur vështirësi financiare, si rezultat i rënies së të hyrave personale apo biznesore, të kontaktojnë bankat e tyre me kërkesën për pezullim të pagesave të kësteve të kredisë. Në rastet e aprovimit nga ana e bankës, interesat ndëshkuese të lidhura me kreditë nuk do të aplikohen në këtë periudhë. Lidhur me këtë vendim, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka informuar bankat dhe zbatimi i këtij vendimi të përbashkët do të jetë subjekt i ekzaminimit të BQK-së pas kalimit të situatës në të cilën ndodhemi dhe varësisht nga rezultatet e ekzaminimeve, do të ndërmerren masa administrative/ndëshkuese, të parapara me legjislacionin në fuqi”, ka thënë Ahmeti për Reporterin. /Reporteri.net

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit