-0.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Bankierja shqiptare në listën e 40 personave më të suksesshëm të biznesit, në New-York

Rekomandime

Shumë shqiptarë janë emra të njohur nëpër botë, kjo falë punës këmbëngulëse për të arritur majat e larta të suksesit. Një prej tyre është edhe zv. presidentja e bankës M & T, Lola Gazivoda.

- Advertisement -

Shqiptarja është listuar në 40 njerëzit më të suksesshëm nën të 40-tat nga Këshilli i biznesit të Westchester, SHBA, organizata më e madhe dhe prestigjioze e fushës së biznesit të qarkut që përfaqëson më shumë se 1 mijë anëtarë, duke përfshirë korporata shumëkombëshe, spitale, universitete, pionierë bioteknikë, organizata jo fitimprurëse, sipërmarrës dhe kompani të të gjitha madhësive.

Emri i Lolës është radhitur në ”2020 Rising Stars 40 Under 40”, krahas drejtuesve të kompanive të mëdha amerikane e profesionistëve të suksesshëm në fushën e sipërmarrjes dhe asaj sociale. ”2020 Rising Stars 40 Under 40”, i cili do të shpallë fituesin më datë 2 shtator, është bazuar në arritjet profesionale, ose sipërmarrëse, përkatësinë profesionale dhe të biznesit, dhe tek ata individë që demonstrojnë aftësi udhëheqëse.

Lola Gazivoda është zëvendës presidente e bankës M&T dhe lidere e grupit të menaxherëve që zhvillojnë aktivitet bashkëpunues me klientë të bizneseve profesionale, të cilët marrin kredi me shumën deri në 30 milionë dollarë.

- Advertisement -

Lola e nisi punën në këtë bankë në vitin 2013, por para se të punonte për M&T ajo pati detyra me pozitë në banka amerikane si Chase dhe Capital One Bank.

Ajo gjithashtu ndihmon vullnetarisht organizatat jopërfituese humanitare, siç janë: March of Dimes dhe Grace Autreach në Bronx, e cila ndihmon gratë me të ardhura të ulëta që të vazhdojnë studimet e larta.

- Advertisement -

Ajo është anëtare e bordit drejtues: Childcare Counsel, Westchester, dhe po ashtu edhe kryetare e degës së Organizatës shqiptare Vatra në Westchester.

E lindur në Shkodër dhe e rritur në Tiranë, Lola u vendos në Amerikë në moshën 14-vjeçare.

Nuk e dinte gjuhën, por me një punë të jashtëzakonshme arriti ta mësonte dhe të përfundonte ciklin e arsimit të mesëm në Nju York.

Ajo u diplomua më pas në ‘Pace University’ në degën Financë. Lola jeton në Bedford Nju York, së bashku me bashkëshortin John dhe tre fëmijët e saj: Daniel 19 vjeç, Nicoleta 16 vjeçe dhe Julia 5 vjeç.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit