1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Banori i Shtëpisë së të Moshuarve në Prishtinë: Thirre menjëherë poIicinë, këtu po më rrahin (VIDEO)

Rekomandime

“Thirre menjëherë Policinë”, ishte lutja që një banor i Shtëpisë së të Moshuarve në Prishtinë i bëri gazetares së KIKS Kosova.

- Advertisement -

E kamufluar si vizitore, gazetarja arriti të hynte brenda kësaj qendre për të parë kushtet dhe trajtimin që marrin banorët aty.

Burimi i cili lutej që të ftohej Policia e Kosovës dhe të largohej sa më shpejt që aty, i tha KIKS-it se njëra nga punëtoret e kësaj shtëpie po ushtron dhunë fizike mbi ta.

Sipas tij, ajo nuk kursen asnjë nga banorët.

- Advertisement -

Shpëtim të vetëm Burimi sheh Policinë, për ta kthyer në vendlindjen e tij, ku nuk ka qenë që nga paslufta.

Qëndrimin edhe më të vështirë në këtë shtëpi, po ia bën ngujimi tash e tri vjet për shkak të mungesës së ashensorit, për të cilën nuk shpreson se do të rregullohet ndonjëherë.

- Advertisement -

Burimi u ankua edhe për ushqimin që u servohet aty, i cili, ndonëse nuk u pëlqen, thotë se janë të detyruar ta hanë.

Burimi është emër të cilin ia ka vendosur redaksia e Kiksit me qëllim të ruajtjes së identitetit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit