2.3 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Basha: Grupe civile të afërta me Vuçiq po trajnohen në Rashkë për të gjuajtur me armë, ne po përgatitemi

Rekomandime

Deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka thënë se grupe të civilëve serbë po trajnohen në Rashkë për gjuajtje me armë.

Ai ka thënë se këto informata vijnë nga Agjencia e Intelegjencës së Kosovës. Basha shton se ka indikacione se po përgatiten tensione për zgjedhjet që do të mbahen në veri.

- Advertisement -

“AKI ka informata se grupe civile serbe po trajnohen në Rashkë për gjuajte me armë”, thotë ai.

Basha thotë se për shkak të pozicionit që ka, duhet t’i bëjë publike këto informata në mënyrë që t’i bëhet me dije KFOR’it se duhet të ketë kujdes.

“Ka edhe raportime tjera por nuk duam t’i bëjmë publike. Por është me rëndësi që KFOR të marrë masa. Nuk besojmë se do të ketë konflikte, por është me rëndësi të potencojmë se ka serbë që kanë të kaluar kriminale dhe janë të lidhur me grupe kriminale dhe janë të afërt me Vuçiqin”, shtoi ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit