1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Bashkëpartiaku i Vuçiqit: S’dua të jem ogurzi, mendoj se Kosova do të anëtarësohet në Këshillin e Europës

Rekomandime

Vlladimir Gjukanoviq, anëtar i kryesisë së Partisë Progresive Serbe të Aleksandar Vuçiqit deklaroi sot se “nuk do që të jetë ogurzi”, por tha se mendon se Kosova do të anëtarësohet në Këshillin e Europës.

“Është shkelje e të gjitha parimeve ndërkombëtare, ato nuk ekzistojnë më. Duhet të mbrohemi, supozoj se një numër vendesh do ta tërheqin njohjen e Kosovës si të pavarur”, tha Gjukanoviq për TV Pink.

- Advertisement -

Ai deklaroi se Kosova e ka mbështetjen e Perëndimit, shkruan Danas.

I pyetur për sanksionet kundër Rusisë, Gjukanoviq tha se “nuk kemi çfarë të vendosim sanksione ndaj tyre, njerëzit duhet ta kuptojnë këtë, kjo është e pakuptimtë”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit