2.3 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Bashkëpunëtori i kolonelit Ahmet Krasniqi i reagon ashpër Albin Kurtit: Rrenc i madh!

Rekomandime

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se në Uashington më 4 shtator është krijuar “Jugosllavia e katërt nga kryeministri Avdullah “Koti” siç e ka quajtur ai.

Ai ka thënë se “Jugosllavia e re” u krijua përmes zonës së Minishengenit përmes të cilës palës serbe do t’i mundësohet të ketë hegjemoni ekonomike mbi shqiptarët e Kosovës dhe Shqipërisë.

- Advertisement -

“Shqiptarët e Kosovës dhe të Shqipërisë, në këtë Jugosllavi të Katërt, do të jenë vetëm konsumatorë të mallrave serbe e do të shpresojnë se do të marrin tarifa rrugore prej kamionëve të Serbisë. Sepse prodhuesit tanë do të mbeten të pambrojtur”, ka thënë Kurti.

Atij i ka reaguar Sefedin Krasniqi, ish-bashkëpunëtor i kolonelit Ahmet Krasniqi. Ai në një postim në Facebook, e ka quajtur “rrenc të madh” ish-kryeministrin, përcjell Bota sot.

“Albin, deri tash të kam thënë demagog, tash po të them shkurt, rrenc i madh! Izraeli, e njohu Kosovën apo Jugosllavinë e katërt?”, ka shkruar Sefedin Krasniqi në një postim në Facebook.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit