Musli Shala është një ndër aktivistit më të shquar dhe themelues e kontribues i LDK-së dhe bashkëpunëtor i ish presidentit Rugova, por që pas zhvillimeve të fundit ka vendosur ta votoj Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin, raporton Veriu.info
Postimi i Musli Shalës:
Unë Musli Shala një themelues dhe kontribues ndër te paret në LDK-së dhe bashkëpunëtor i Presidentit historik Ibrahim Rugova orjentohem politikisht.
Parimi im dhe natyra ime është të dal hapur si gjithëher.
Ju falenderoi për respektin e juaj kurë më thoni o,Musli Shala ku je.
Unë tani një gjeneratë e vjeter kam punuar dhe kontribuar gjithëher për rininë e Popullit tim.
Tani jam orjentuar dhe perkrahi motren tonë të respektuar Vjosa Osmani dhe vellaun tonë Albin Kurtin.
Kam bindjen se me këtë bashkëpunim të Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit do të lulëzoi shteti dhe rinija e Popullit tim.