1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Bashkësia Shqiptare në Gjermani: Aktakuza ndaj Thaçit e Veselit është politike dhe për njollosje të UÇK’së

Rekomandime

Bashkësia Shqiptare në Gjermani,ka reaguar me rastin e ngritjes së aktakuzave kundër Presidentit të Republikës Kosovës, Hashim Thaqi, si dhe njërit nga udhëheqësit e UÇK’së, Kadri Veseli, shkruan Gazeta Metro.

- Advertisement -

Në këtë reagim nga shqiptarët në Gjermani thuhet se kjo aktakuzë është bërë për motive politik, si dhe është mjaft qëllimkeq.

Me këtë thuhet se po tentohet të hidhet baltë, të njolloset lufta e lavdishme e UÇK-së, si dhe apriori të shpallen udhëheqësit e saj si kriminel lufte.

Reagimi i plotë:

- Advertisement -

Bashkesia Shqiptare në Gjermani, me nji shqetsim të madh i ndjek zhvillimet e fundit, me rastin e ngritjes së aktakuzave kundër Presidentit të Republikës Kosovës z. Hashim Thaqi, si dhe njërit nga udhëheqësit e UÇK-së z. Kadri Veseli.

Për ne që gjithmonë jemi për funksionim të shtetit ligjor, edhe më tutje do të mbrojmë drejtësinë, andaj për Ne, nuk ka dilema se krimi duhet ndëshkuar. Por ky rast, jemi të bindur se ka nji precedencë dhe motivim politik, si dhe është mjaft qëllimkeq. Me këtë po tentohet të hudhet baltë, të njolloset lufta e lavdishme e UÇK-së, si dhe apriori të shpallen udhëheqësit e saj si kriminel lufte.

- Advertisement -

Duke marrë parasysh qëndrimet politike ruso-serbe dhe aleatëve të tyre, këto indicie për ngritje të aktakuzës nga ana e prokurorisë, neve na shtojnë dyshimin se për qëllim kanë:

-Dobësimin e pozicionit të shtetit Kosovës, në bisedime për statusin final me serbinë,

– Njollosjen e udhëheqësve të UÇK-së z.Hashim Thaqi, z. Kadri Veseli, e shumë të tjerë.
Beogradi zyrtar, tanimë fërkon pëllëmbët nga gëzimi, si dhe prej tash shpreson në një gjykim në favor të tyre.

Ne kemi shpresë se këto aktakuza pa prova dhe dëshmi, gjykata speciale do ti hudhë si të pabaza, personat në fjalë do të shpallen të pafajshëm, nga aty, shteti Kosovës do të del edhe më i fortë.

Bëjmë thirrje te krejt subjektet politike dhe organizatat jashtqeveritare, t‘i kalojnë inatet e ngushta partiake. Zatën, këtu nuk punohet për tifozeri zgjedhore. Këtu përpiqen të dridhen dhe shkulen themelet e shtetformësisë së shtetit tonë të njomë.

Të gjithë në mbrojtje të vlerave dhe historisë sonë të lavdishme!

Kryetar,
Jusuf Jusufi

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit