4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Bashkimi Evropian mesazh VV-së e LDK-së: Mos provokoni me deklarata për reciprocitet

Rekomandime

Qëndrimet e dy partive të dala të parat nga zgjedhjet e gjashtë tetorit për reciprocitet me shtetin serb po shihen si provokim nga Bashkimi Evropian. Në një përgjigje për Gazetën Express, zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiq iu ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë të përmbahen në deklarata

- Advertisement -

Për pak ditë bëhen një vit që nga vendosja e taksës prej 100 për qind për produktet serbe e boshnjake, që ndikoi në ndërprerjen e dialogut Kosovë – Serbi.

Derisa qeveria në largim tha se kjo masë do të hiqet vetëm kur shteti serb e njeh Kosovën, dy partitë e para të dala nga zgjedhjet Lëvizja Vetëvendosje e Lidhja Demokratike e Kosovës që me shumë gjasë do të përbëjnë qeverinë e ardhshme, veçse kanë paralajmëruar reciprocitet në vend të tarifës.

Lideri i VV-së, Albin Kurti tha se masë më e mirë se taksa është reciprociteti i plotë, derisa Isa Mustafa ka thënë se taksa nuk do të largohet e partia e tij do të zbatojë kriterin e reciprocitetit.

- Advertisement -

Këto deklarata po shihen si provokim nga Bashkimi Evropian. Në një përgjigje për Gazetën Express, zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiq nuk ka komentuar vonesën në krijim të qeverisë, derisa ka thënë se një gjë e tillë duhet të bëhet sipas procedurave të brendshme.

Kocijançiq iu ka kujtuar partive që do të krijojnë qeverinë e ardhshme se e presin punë në disa fusha, si në sundim të ligjit e zhvillim ekonomik.

- Advertisement -

“Qeveria e re duhet të formohet sipas procedurave të brendshme. Ka punë të rëndësishme për Kosovën dhe Qeverinë e re për të përparuar në fushën e reformave, në mbështetjen e zhvillimit ekonomik dhe shoqëror, si dhe sundim të ligjit, si dhe për të punuar për rifillimin e dialogut me Serbinë, me ndërmjetësim nga Bashkimi Evropian. Kjo do të jetë në dobi të popullit të Kosovës dhe tërë rajonit”, kanë thënë nga BE.

Nga Bashkimi Evropian gjithashtu kanë bërë thirrje edhe një herë për rifillim sa më të shpejtë të dialogut Kosovë – Serbi e heqje të taksës 100 %. Për deklaratat e Kurtit e Mustafës, tutje, kanë bërë thirrje që të përmbahen nga provokimet.

“Bashkimi Evropian inkurajon si Kosovën ashtu edhe Serbinë që të shtyjnë përpara në një mjedis të favorshëm për rifillim të plotë të bisedimeve si dhe të përmbahen nga veprimet dhe deklaratat që mund të perceptohen si provokim. Pozicioni ynë për tarifat e vendosura nga Kosova për mallrat nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina është e qartë: Kosova duhet të heqë dorë nga tarifat”, thuhet në përgjigjen e BE-së.

Nga Bashkimi Evropian ndërkaq nuk kanë komentuar procedurat për krijimin të koalicionit që do ta udhëheqë qeverinë e ardhshme.

Tashmë ka kaluar një vit prej kur Kosova dhe Serbia nuk janë ulur në tavolinë të diskutimit, në fazën e fundit që do t’i paraprijë arritjes së një marrëveshje përfundimtare mes dy shteteve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit