-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Batatina i kundërpërgjigjet Prekazit: Shpirtin e ke në Beograd

Rekomandime

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina i ka reaguar ashpër ish-futbollistit nga Kosova, Xhevat Prekazit i cili sot erdhi me një deklaratë për anëtarësimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA.Rikthimi i Xhevat Prekazit në skenën e futbollit tonë ka bërë që ketë reagime të shumta.

- Advertisement -

Ndër personat që kanë reaguar është edhe trajneri i Llapit, Tahir Batatina, i cili i është kundërpërgjigjur duke i thënë se “shpirtin e ke në Beograd dhe jo në Kosovë.Prekazi në një intervistë të dhënë për “Klan Kosova” deklaroi anëtarësimi i Kosovës në UEFA dhe FIFA nuk zgjoi asnjë gëzim, por se për të ishte një ndodhi normale.

“Unë Prishtinën si klub futbollistik kurrë s’e kam dashur. Vëllai im, Luani, kur ishte kthyer nga Beogradi/Partizani, ka luajtur për Prishtinën dhe si djalë i vogël unë me disa shokë prej Mitrovicës kemi shkuar për ta përcjellë në lojën Prishtina kundër Trepçës, dhe besoj që askush s’mund ta besojë që unë s’kam qenë për Prishtinën por për Trepçën, edhe pse Luani ka pas luajtur në mënyrë fantastike dhe e kishte dhënë një gol të bukur, por unë pas lojës kam qarë sepse Prishtinën kurrë s’e kam dashur, edhe pse Luani ka luajtur për të” deklaroi Prekazi.

Por, me një deklaratë të tillë nuk ka mundur të pajtohet tekniku, Batatina.

- Advertisement -

Më poshtë reagimi i Tahir Batatinës:

“I nderuar Xhevat Prekazi,Edhe pse jam i ri në moshë i kam informatat e sakta nga njerëzit që janë gjallë sot në mesin tonë që ti kurrë nuk iu ke përgjigjur Fadil Vokrrit e as Kosovës sepse ti shpirtin e ke në Beograd dhe jo në Kosovë.Nuk kemi nevojë për ty dhe as për njerëzit si ti që nuk kanë ndjenja të shqiptarit. Jam krenar për ata që u flijuan për futbollin dhe veçanarisht për Legjendën, Fadil Vokrri që bëri shumë për futbollin e Kosovës, ndërsa nuk po mërzitem aspak se a gëzohesh ti apo hirdhërohesh për pranimin e Kosovës në UEFA e FIFA sepse Kosova ka djemë të shkolluar dhe të përgaditur profesionalisht për t’i kontribuar vendit dhe futbollit.Futbolli i Kosovës është në rrugë të mirë dhe të mbarë. Nuk kemi nevojë për njerëz si ju sepse nuk i duhet Kosovës që ti ta duash apo të interesohesh për të sepse ne i larguam ata që ti jeton së bashku me ta, e tashmë ne do të kujdesemi për ta ngritur futbollin e Kosovës së bashku me njerëzit e futbollit dhe të gjithë adhuruesit e futbollit kosovar”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit