1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Baton Haxhiu: Dyshoj se Kryeministri Hoti do të shkojë në SHBA

Rekomandime

Pas akuzave të ngritura nga Prokuroria Speciale ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ky i fundit ka vendosur të anulojë pjesëmarrjen në takimin e datës 27 Qershor në Uashington me presidentin serb Vuçiq. Pas këtij vendimi, në media u tha se Kosova do të përfaqësohet në këtë takim me Kryeministrin Hoti.

- Advertisement -

Por në një dalje në emisionin “Opinion”, gazetari Baton Haxhiu tha se dyshon që kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti do të shkojë në këtë takim në SHBA, pas zhvillimit të sotëm me Gjykatën Speciale.

“Ai është nisur dhe është në një prej qyteteve evropiane, por problemi kryesor është që dyshoj se zoti Hoti mund të jetë atje, për disa arsye. E para nënshkrimi i disa marrëveshjeve është i kategorizuar i tillë, pasi nuk mund ta nënshkruajë Kryeministri. I pari është Parlamenti, fuqia e dytë është Presidenti dhe pastaj është Kryeministri. Kryeministri mund të nënshkruajë gjëra më të thjeshta, por jo kaq të rëndësishme sa marrëveshja e datës 27. Dyshoj që ka guxim në kuptimin politik dhe se duhet të shkoj zoti Hoti”.

Fevziu: E ke informacion apo analizë?

- Advertisement -

Haxhiu: E kam informacion.

Fevziu: Që ndoshta edhe Hoti mund të mos shkojë? Pra takimi pas 48 orëve rrezikon të dështojë?

- Advertisement -

Haxhiu: Momentalisht qëndrimi është që të mos shkojë, por mund të ndryshojë nga presionet.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit