-0.4 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

“Baza ushtarake amerikane në Afganistan 77 km². Baza ushtarake e Bondsteelit në Kosovë 3.86 km²”

Rekomandime

“Baza ushtarake e Bagramit në Afganistan që u braktis nga amerikanët në gusht të këtij viti ishte 77 km².

Baza ushtarake e Bondsteelit në Kosovë është 3.86 km². Pra Baza e Bagramit ishte njëzet herë më e madhe se Bondsteel-i.

- Advertisement -

Që do të thotë se, minimalisht, baza e Bagramit iu ka kushtuar amerikanëve njëzetfish më shumë para se Bondsteeli.

E megjithatë amerikanët e braktisën Bagramin natën, pa i thënë gjë qeverisë afgane.

Ata që e sjellin Bondsteelin si provë të ngulitjes së përhershme amerikane në Kosovë duhet të kenë parasysh tërheqjen amerikane nga Bagram.

- Advertisement -

Ironikisht kampi “Bondsteel” e ka marrë emrin nga një ushtar amerikan i vrarë në Vietnam, një vend që u bë simbol i braktisjes nga amerikanët të kauzave për të cilat bëjnë luftëra nëpër botë.

Të marra në tërësi, arsyetimet gjeopolitike, strategjike, ekonomike për praninë ushtarake amerikane në Kosovë janë shumëfish më të parëndësishme se ato për praninë ushtarake amerikane në Afganistan.

- Advertisement -

Është e vërtetë se në Afganistan ndryshe nga Kosova ishte duke u zhvilluar një luftë, por duke pasur parasysh se cili ishte armiku nuk mund të shpjegohet tërheqja amerikane me të.

Gajtë njëzet vjetëve në Afganistan u vranë 2401 ushtarë amerikanë. Dhe amerikanët u tërhoqën kur numri i ushtarëve të tyre të vrarë erdhi duke rënë?!

Nëse përdoret si koeficient raporti 1: 20 i Bondsteelit me Bagramin, atëherë duke pasur parasysh numrin e ushtarëve amerikanë të vrarë në Afganistan, mund të thuhet se amerikanët mund të tërhiqen nga Kosova edhe me një të njëzetën e humbjeve njerëzore që patën në Afganistan. Në rastin më të keq.

Në 1999 amerikanët humbën 18 ushtarë në veprime ushtarake në lidhje me Kosovën. Gjysma e kësaj shifre kanë vdekur më vonë gjatë njëzet vjetëve.

Por amerikanët mund të tërhiqen nga Kosova edhe befasisht, pa u krijuar një situatë në të cilën do të pësojnë humbje njerëzore. Madje mund të largohen pa kaluar fare nga aeroporti i Prishtinës sepse Shkupi është më afër Bondsteelit.

Të shohim pastaj nëse Kosovës do t’ i vijë mbrojtja nga Turqia.

Dikush mund të thotë: Ti skur do që amerikanët të largohen nga Kosova.

Analizat dhe parashikimet bëhen me skenarë të mundshëm jo duke shprehur dëshirat”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit