1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Baza ushtarake: Kroacia demanton Serbinë

Rekomandime

Nuk dihet saktë se kush e nxori lajmin për diçka që nuk u tha fare sot në takim.

- Advertisement -

Por Ministria e Punëve të Jashtme të Kroacisë po e akzon Serbinë se po spekulon me një deklaratë të pathënë të ministrit Gordan Grlic Radman, kur i erdhi mysafir homologes Donika Gërvalla.

“Ne i konsiderojmë këto spekulime histerike të Republikës së Serbisë drejtuar kundër Kroacisë, e të cilat aludojnë në aktivitete të ndryshme ushtarake dhe të ngjashme si jashtëzakonisht qesharake dhe absurde”,thuhet në një përgjigje nga MPJ e Kroacisë.

Reagimi nga Zagrebi vjen pasi Beogradi po merret me atë që po e quan si paralajmërim të Radmanit, për ndërtimin e një bazë ushtarake kroate në Kosovë.

- Advertisement -

Madje, shefi i shtetit atje, Aleksandar Vuçiq paralajmëroi ankesë në selinë e NATO-s.

“Ata e kanë marr këtë vendim me vetëdije e qëllim të qartë në tentim që ta poshtërojnë Serbinë. Ne e pranuam porosinë dhe qartë e kuptuam atë. E thërras popullin tonë në Kosovë të mos brengoset. Unë e takoj brenda disa ditëve sekretarin e NATO-s Jens Stoltenberg, me të cilin do flas për këtë. Ne duam që të shmangim çdo konfIikt dhe ta ruajmë paqen. Por ta dini një gjë. Gjithë ata që mendojnë se do të ketë sërish operacione “Stuhia” dhe pogrom të ri ndaj serbëve, le ta harrojnë këtë” tha sot Vuçiq.

- Advertisement -

Kurse kryetari i Kuvendit serb, Ivica Daçiq, theksoi se më mirë do të ishte që në Kosovë të ndërtohet një baze miIitare e Rusisë sesa nga vendet tjera.

“Mendoj realisht se ndërtimi i kësaj baze nuk mund të ndodh, por kjo është disi gjithmonë e mundur pasi që kroatët dhe ata të Kosovës kanë qenë gjithnjë “vëllezër të ar.mëve”. Me këto armë ata shpesh na kanë shenjëstruar neve dhe aleatët tanë në gjithë luftërat botërore” theksoi Daçiq për televizionin publik serb RTS.

Të vetmet deklarata rreth çështjeve ushtarake Grlic-Radman nga Prishtina i tha për vendimin e qeverisë në Zagreb në shtimin e numrit të ushtarëve kroatë në kuadër të KFOR-it, si dhe atë se po përcillet me vëmendje armtosja e Serbisë nga Rusia e Kina.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit