-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Baze kritikon vendimin e LDK-së, thotë se Kurti është thjeshtë një demagog: Nuk ka asgjë të vërtet në identitetin e tij

Rekomandime

Analisti i njohur nga Shqipëria, Mero Baze, nuk ka kursyer kritikat ndaj LDK-së pas vendimit të sotëm të kryesisë së kësaj partie për t’i siguruar kuorumin Vjosa Osmanit për t’u bërë presidente.

- Advertisement -

Në një prononcim për Periskopin, z. Baze deklaroi se “drejtuesit e rinj të LDK-së, me sa duket kanë zgjedhur të jenë simpatizantë të shumicës së re në pushtet me shpresë se kështu do të bëhen edhe ata të pëlqyer”.

Më tej, ai ka folur edhe për kryeministrin Kurti duke e quajtur “demagog” që nuk ka asgjë “të vërtetë në identitetin e tij”.

“Siç e provoi koha, ai kishte fallco retorikën patriotike, kishte fallco idenë e Bashkimit Kombëtar, kishte fallco asketizmin e tij në jetën personale, kur “shiti” apartamentin e vogël për të financuar fitoren dhe tani u rehatua në një vilë 400 metra katrorë dhe ka skarco gjithë idetë e tij ekonomike, apo sociale.” – ka thënë Baze.

- Advertisement -

Më tej, Baze ka porositur LDK-në që t’i bëjnë opozitë Kurtit dhe jo t’i sigurojnë pushtetin.

“Vendimi pasqyron pafuqinë e lidershipit të ri të LDK për të diktuar në skenën politike të Kosovës. Drejtuesit e rinj të LDK, me sa duket kanë zgjedhur të jenë simpatizantë të shumicës së re në pushtet me shpresë se kështu do të bëhen dhe ata të pëlqyer. Ky është një iluzion, që do ta bëj LDK edhe më të pafuqishme, edhe më të vogël”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Tutje, Baze është shprehur se tani është koha që Albin Kurtit t’i bëhet opozitë dhe jo t’i sigurosh pushtetin. Derisa ai ka thënë se pushtetin ai e siguroi me demgaogjinë e një lideri populist, kurse pushtetin sipas Bazes po e siguron me inferioritetin e një lidershipi opozitar të kompleksuar nga fitorja e tij.

“LDK e re , duke shpresuar se do bëhet e dashur për publikun, duke u bërë e dashur për Albinin, do humbas dikur edhe publikun, edhe Albinin”, ka përfunduar ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit