1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Ideatorët e “Liria Ka Emër” kanë një kërkesë madhore për qytetarët

Rekomandime

Ideatorët e platformës “Liria Ka Emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, kanë ftuar të gjithë qytetarët të marrin pjesë në “Marshin për Drejtësi”, i cili do të mbahet të dielën, më 2 prill nga ora 14:00.

- Advertisement -

Hoxha bëri thirrje që të gjithë së bashku të marshojnë për ata që dikur marshuan drejt lirisë.

“E vërteta e luftës së UÇK-së është e vërteta e secilit prej nesh është e vërteta e shtetit të Kosovës. Për historinë që nuk mund të rishkruhet. Ju ftojmë që më 2 prill nga ora 14:00 të takohemi tek sheshi ‘Zahir Pajaziti’ dhe të marshojmë drejt sheshit ‘Skenderbeu’”, shtoi Hoxha.

Ajo falënderoi të gjitha kategoritë e shoqërisë, të cilat e kanë mbështetur realizimin e këtij marshi dhe janë solidarizuar me ish-krerët e UÇK-së të cilët po mbahen në Hagë.

- Advertisement -

“Kjo mbështetje e pa rezervë tregon peshën dhe nevojën për të dalë në mbrojtje të historisë tonë më të lavdishme, e cila sot është rrezikuar nga interpretime të reja. Ne besojmë në drejtësinë e pa alternativë,  me shpresën se asnjëherë nuk do të instrumentalizohet nga politika”, tha Hoxha, bëhet e ditur në njoftimin për media.

Ndërkaq, Ismail Tasholli tha se e vërteta e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për lirinë e vendit tonë, është e vërteta e Kosovës, të cilën duhet ta mbrojmë të gjithë.

- Advertisement -

“Siç e dini, e kemi për mision e qëllim qytetar,  që dinjitetin dhe të drejtën tonë ta mbrojmë me përkushtim, Në këtë rast, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, trashëgiminë e saj historike dhe luftën tonë heroike.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë luftë të imponuar dhe të drejtë për mbrojtjen e jetës së njerëzve, pronës dhe për lirinë e vendit tonë. Këtë të vërtetë duhet ta ruajmë gjithë, sepse është një e vërtetë e çdonjërit. Është e vërteta e Kosovës së djeshme, e të sotmes dhe e Kosovës të së nesërmes”, shtoi ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit