0.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

BE: Asgjë nuk ka ndryshuar, Serbisë i mbetet kusht për anëtarësim raportet me Kosovën

Rekomandime

Bashkimi Evropian ka mohuar zërat se ka ndryshuar qasja e këtij institucioni karshi anëtarësimit të Serbisë.

Për Serbinë vazhdon të mbetet kusht normalizimi i raporteve me Kosovën, e paraparë në kapitullin 35.

- Advertisement -

Ana Pisonero, zëdhënëse e Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, bashkëpunim dhe zhvillim ndërkombëtar, ka thënë për arbresh.info se nuk ka ndryshuar asgjë nga kapitulli i 35-të.

Sipas përgjigjes së saj, Serbia duhet përmbush një numër të standardeve që janë vendosur në atë kapitull.

“Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është trajtuar në kapitullin 35 në bisedimet e pranimit, i cili ishte i hapur në vitin 2015. Në këtë kontekst, Serbia pritet të përmbushë një numër të standardeve (të përkohshme). Kjo nuk ka ndryshuar”, shkruan Ana Pisonero.

- Advertisement -

I pyetur për këtë edhe njohësi i çështjeve ndërkombëtare në vend, Demush Shasha ka thënë se kjo mund të jetë ndonjë keqkuptim.

“S’besoj. Më shumë ndonjë keqkuptim”, tha shkurt ai, në lidhje me raportimet se BE-ja ka hequr kushtin për anëtarësim të Serbisë, e që lidhet me përmirësimin e raporteve me Kosovën.

- Advertisement -

Arbresh.info ka kontak tuar edhe zyrën për informim në Ministrinë e Integrimeve Evropiane por nuk ka marrë ndonjë përgjigje lidhur me këtë shqetësim.

Pozicioni i BE-së sa i përket anëtarësimit të Serbisë, në kapitullin 35 ka është shumë i qartë.

“Avancimi i Serbisë në negociatat për anëtarësim në BE do të udhëhiqet nga progresi i Serbisë në përgatitjet për pranim, që do të matet në mënyrë të veçantë me angazhimin e Serbisë për përmirësimin e dukshëm dhe të qëndrueshëm të marrëdhënieve me Kosovën,” thuhet ne kapitullin 35, në Pikën për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit