2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

BE deklarohet për zarfet nga Serbia që helmuan zyrtarët e KQZ’së

Rekomandime

Bashkimi Europian është deklaruar pas rastit të djeshëm me votat që erdhën nga Serbia, duke thënë se po e monitorojnë situatën, transmeton Gazeta Metro.

- Advertisement -

Bashkimi Europian është duke vëzhguar me vëmendje situatën e krijuar pas reaksionit që shkaktuan zarfet e Serbisë, në punonjësit e KQZ-së gjatë procesit të numërimit të votave në Kosovë.

Në një përgjigje të dhënë për klankosova.tv, zyra për media e Bashkimit Europian, ka thënë se janë në pritje të përfundimit të hetimeve deri në rezultatet finale.

”Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve në BE po monitoron nga afër situatën”, kanë thënë ata.

- Advertisement -

Pyetur se si do të ndikojë kjo situatë në procesin e dialogut tashmë të bllokuar mes Kosovës e Serbisë, BE shton:

”Ne jemi në pritje të rezultatit të hetimit në vazhdim e sipër”, thuhet në përgjigjen e dhënë të bllokut.

- Advertisement -

11 persona, zyrtarë të Komisionit Qëndror Zgjedhor janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive në QKUK në Prishtinë, mbi dyshimet për helmim pas kontaktit që patën me zarfet e votave nga Serbia.

Zarfet arritën për numërim në Kosovë, pas procesit zgjedhor të mbajtur më 6 tetor

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit