11 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

BE dhe Liga Arabe kundër hapjes së Ambasadës së Kosovës në Jerusalem

Rekomandime

Liga Arabe ka reaguar pasi Izraeli zyrtar paralajmëroi hapjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

- Advertisement -

Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Arabe, Ahmad Aboul Gheit, deklaroi se kjo është e paligjshme.

“Çdo vendim për hapjen e një ambasade në Jerusalem është i paligjshëm sepse qyteti ishte nën okupim dhe, për këtë arsye, nuk mund të pres ndonjë mision të tillë diplomatik”, deklaroi Gheit.

BE vendimin e hapjes së ambasadës së Kosovës në Jerusalem e kanë konsideruar vendim fatkeq.

- Advertisement -

Bashkimi Evropian ka reaguar pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kosovës dhe Izraelit, ditën e djeshme. Zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme Peter Stano ka thënë se që qëndrimi i tyre është i qartë, ambasadat e vendeve të BE-së duhet të vendoset në Tel Aviv.

“Pozicioni i BE-së për vendosjen e ambasadave në Jerusalem është i qartë, pra në përputhje me rezolutën e Këshillit të Sigurimit të vitit 1980, e cila u bëri thirrje të gjithë anëtarëve të OKB-së për të zhvendosur ambasadat e tyre në Tel Aviv, të gjitha ambasadat e shteteve anëtare të BE-së si dhe delegacionin e BE-së në Izrael janë të vendosura në Tel Aviv, “-ka thënë ia.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit