1.6 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

BE hap ‘kutinë e Pandorës’ dhe i bën surprizën gjigande Ukrainës; Kina tradhtoi Putinin

Rekomandime

Udhëheqësit e BE-së do të miratojnë një marrëveshje që synon t’i dërgojë Ukrainës 1 milion predha artilerie brenda 12 muajve të ardhshëm, për të ndihmuar vendin të mbrohet kundër forcave ruse.

Procedura e shpejtë u miratua gjatë një takimi të ministrave të Jashtëm dhe të Mbrojtjes në fillim të kësaj jave dhe krerët e mbledhur në një samit në Bruksel të enjten do t’i japin asaj një bekim politik, sipas disa diplomatëve të lartë të BE-së.

- Advertisement -

Me Ukrainën që po përballet me mungesë municionesh për të luftuar Rusinë, ideja e krijimit të një plani veprimi të përbashkët blerjeje, të ngjashëm me atë të krijuar gjatë pandemisë së koronavirusit për të blerë vaksina, u soll për herë të parë në tryezë muajin e kaluar nga kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell tha se ai ka fituar miratimin për propozimin e tij për të ofruar 1 miliard euro për të inkurajuar vendet anëtare që të ofrojnë predha artilerie nga rezervat e tyre.

Nga 27 vendet të BE-së, Hungaria është e vetmja që ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në furnizimin me municion për Ukrainën, duke përmendur angazhimin e saj për paqen, por tha se nuk do t’i pengojë anëtarët e tjerë ta bëjnë një gjë të tillë.

- Advertisement -

Muajin e kaluar, kryeministri i Hungarisë Viktor Orban tha se blloku është pjesërisht fajtor për zgjatjen e luftës së Rusisë në Ukrainë, për shkak të sanksioneve që i kanë vënë Rusisë dhe duke furnizuar Ukrainën me para dhe armë, në vend që të kërkojë të negociojë paqen me Moskën.

Sipas vlerësimeve të ndryshme, Ukraina po gjuan 6,000-7,000 predha artilerie çdo ditë, rreth një e treta e totalit të Rusisë, një vit pas luftës.

- Advertisement -

Udhëheqësit do të diskutojnë gjithashtu mundësinë e plotësimit me 3.5 miliardë euro shtesë të Facilitetit Evropian të Paqes – një fond që përdoret për të rimbursuar vendet anëtare që ofrojnë armë, municion dhe mbështetje ushtarake për Ukrainën.

Në takimin e tyre dyditor, udhëheqësve do t’iu bashkohet Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres, ndërsa presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do t’i drejtohet takimit me video-lidhje.

Ja si Xi Jinping e gënjeu sy për sy “mikun e tij më të mirë”, zbulohen dy arsyet e forta pse shkoi në Moskë dhe planet e fshehta të Pekinit kundër Perëndimit

Vetëm tre javë pasi Xi dhe Putin shpallën “miqësinë e tyre pa kufij”, pushtimi rus i Ukrainës ka rezultuar të jetë një fatkeqësi për Moskën.

Ushtria ruse nuk mundi të arrinte asnjë nga objektivat e saj fillestare dhe Perëndimi u bashkua kundër saj.

Si rezultat, Xi ka qenë i kujdesshëm në lidhje me deklaratat publike për Rusinë, gjë që ishte veçanërisht e dukshme gjatë një takimi të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait në shtator, kur u detyrua të pranonte se Kina ishte “e shqetësuar” për luftën.

Megjithatë, marrëdhëniet kino-ruse janë kthyer gradualisht në nivelet e paraluftës që atëherë dhe vizita e Xi-t ka shërbyer pikërisht për këtë. Ka disa arsye pse ndodhi në këtë moment.

Përkeqësimi i marrëdhënieve

Së pari, marrëdhëniet midis Amerikës dhe Kinës janë përkeqësuar në mënyrë drastike. Pas ngjarjeve të këtij viti lidhur me Tajvanin, tensionet u ngritën kur Amerika shkatërroi një balonë kineze mbi hapësirë e saj ajrore. Administrata e Joe Biden iu referua si një mision spiunazhi, ndërsa Pekini tha se ishte një avion meteorologjik. Përveç kësaj, aplikacioni TikTok, në pronësi të firmës kineze Byte Dance, është kritikuar nga qeveritë perëndimore, për spiunim të përdoruesve. Tensioni është përshkallëzuar deri në pikën ku Kina sheh gjithnjë e më pak anë negative të bashkëpunimit me Rusinë, sipas Ian Bremer, një analist i njohur amerikan dhe president i firmës së konsulencës politike Eurasia Group.

Armatosja e Rusisë

Gjithashtu, Kina duket se po i ofron ndihmë direkte ushtarake Rusisë. Inteligjenca amerikane ka identifikuar organizata shtetërore kineze që po përgatiten të ofrojnë furnizime ushtarake për të mbështetur luftën. Zyrtarët amerikanë besojnë se Kina po kërkon mënyra të fshehta për ta bërë këtë. Mes dërgesave, ka jelekë antiplumb, dronë civilë, pushkë dhe materiale të tjera për rusët. Disa nga ato dërgesa janë zbuluar nga të dhënat doganore ruse, dhe disa u zbuluan publikisht nga inteligjenca amerikane.

Dobësia e Amerikës dhe Evropës

Arsyeja e dytë është edhe më e rëndësishme. Nuk i duket fundi luftës në Ukrainë, ndaj Kina e sheh atë si një mundësi për të përfituar. Sa më gjatë të “zvarritet” lufta, aq më shumë do të rraskapiten aleatët perëndimorë të Ukrainës. Bashkimi Evropian ka shprehur mbështetje për Kievin, por brenda bllokut duket se ka përçarje. Kancelari gjerman Olaf Scholz nuk u tregua lider ‘me dorë të hekurt’, ndërsa presidenti francez Emmanuel Macron, që akuzohet se është tepër i butë ndaj Putinit, është i preokupuar me problemet e brendshme në Francë. Po ashtu, ndarjet politike në rritje në Amerikë do të vazhdojnë të thellohen me afrimin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024.

Qëllimet e vërteta të Kinës

E gjithë kjo i ofron Xi-t momentin ideal për të përdorur udhëtimin, përveçse për forcimin e marrëdhënieve me një fqinj kyç, edhe për ta pozicionuar Kinën si një superfuqi globale dhe kampione të rendit botëror shumëpolar. Në shkurt, qeveria kineze publikoi një dokument me 12 pika për zgjidhjen e konfliktit ukrainas. Dhe në prag të vizitës, Xi botoi një letër drejtuar Putinit dhe popullit rus, në të cilën ai jo vetëm vlerësoi bashkëpunimin midis Moskës dhe Pekinit, por gjithashtu theksoi “madhështinë” dhe rëndësinë individuale të të dy vendeve në skenën globale.

Aventura ruse e Xi Jinping

Në fakt, edhe pse përshtypja ishte se Xi po udhëtonte në Rusi për të negociuar një zgjidhje të konfliktit të Ukrainës, ky nuk duket se ishte fokusi i tij kryesor. Nga më shumë se 1800 fjalë të shkruara nga Xi në gazetën ruse “Rosaya Gazeta”, Ukraina u përmend vetëm tre herë në dy paragrafë. Ai i kushtoi shumë më tepër hapësirë lavdërimit të marrëdhënieve dypalëshe me Rusinë. Pasojat e “aventurës ruse” të Xi-t ndoshta do të shkojnë paralelisht me aspiratat e Kinës drejt më shumë poleve botërore të pushtetit, sipas Bremer. “Vendet e Jugut Global ndoshta do ta pranojnë presidentin kinez si “paqebërës”, duke mbajtur një pozicion më të fortë krahasuar me Perëndimin që po armatos Ukrainën, duke përshkallëzuar luftën dhe me sanksionet që po dëmtojnë ekonominë e vendeve në zhvillim”, shkruan ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit