3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

BE i kërkon Kurtit zgjerimin e koalicionit qeveritar

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në darkën me liderët e Ballkanit Perëndimor ka theksuar se ka mosgatishmëri politike në Kuvendin e Kosovës gjë që sipas tij, mund të shkaktojë për paqëndrueshmëri afatgjatë politike. Me këtë rast, Demokracia.com merr vesh se Bashkimi Evropian propozon zgjerimin e koalicionit qeveritar.

Demokracia.com e ka siguruar të plotë raportin e Këshillit Evropian, pas darkës joformale të liderëve të Ballkanit Perëndimor.

- Advertisement -

Raporti të cilin e posedon Demokracia.com përmban detaje të këtij takimi, e këtu përfshihet edhe propozimi për mundësinë e zgjerimit të koalicionit qeveritar.

“T’u bëhet presion qarqeve specifike politike të opozitës në Prishtinë për lehtësimin e marrëveshjeve të ardhshme dhe të binden për nevojën e arritjes së një kompromisi historik ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Z. Kurti u shpreh për mosgatishmërinë politike të Kuvendit të Kosovës, gjë që mund të shkaktojë paqëndrueshmëri afatgjatë politike edhe brenda vetë grupit parlamentar të tij. Këto ndërlikime të brendshme do të adresohen me skenarë të rinj, siç është zgjerimi i koalicionit qeveritar në mënyrë që të zgjerohet mbështetja politike”, thuhet në raportin e BE-së.

- Advertisement -

Ndërkohë, dokumenti i i lartëpërmendur i siguruar ekskluzivisht nga Demokracia.com i është dërguar të gjitha shteteve anëtare të BE-së, për t’i informuar rreth mbarëvajtjes së takimit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit