2.2 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

BE-ja i jep “shuplakë” Kosovës

Rekomandime

Institucionet e Kosovës nuk i kanë marrë për bazë asnjë nga rekomandimet e Bashkimit Evropian të dala nga zgjedhjet qendrore të 2017-ës.

- Advertisement -

Kryevëzhguesja për zgjedhjet e 6 tetorit, Viola Von Cramon Taubadel ka thënë se legjislatura e ardhshme në Kuvend duhet ta ketë para vetes raportin final të radhës dhe rekomandimet të merren seriozisht.

” Pas përfundimit të zgjedhjeve BE-ja do ta nxjerr raportin përfundimtar me vlerësimin e procesit zgjedhor dhe me rekomandime. BE-ja ju kushton rëndësi të jashtëzakonshme këtyre zgjedhjeve, andaj rekomandimet duhen marrë parasysh. Kujtojmë se në zgjedhjet e 2017-ës ne dhamë 26 rekomandime kryesisht për ndryshime legjislative dhe asnjëra nuk është miratuar si ndryshim. Është me rëndësi që raporteve tona t’u kushtohet rëndësi e veçantë dhe të diskutohet për të në kuvendin e radhës”, është shprehur kryevëzhguesja e BE-së, Viola Von Cramon Taubadel.

Një ndër rekomandimet e BE-së, ishte edhe pastrimi i listës së votuesve, që në zgjedhjet e fundit po del më i madh se numri i popullsisë.

- Advertisement -

Përveç procesit para dhe pas zgjedhor, BE-ja ka sjell me vete edhe ekspert të financave për monitorimin e të ardhurave partiake.

“Ne fillimisht do të shohim transparencën e financave të partive politike. Ne do të mundohemi që të hyrat financiare të partive të bëhen publike. Dhe kjo natyrisht nuk ka të bëjë vetëm me periudhën zyrtare të fushatës por për një periudhë më të gjerë. Po ashtu do të shikojmë se kush janë këto burime, kush i financon dhe a kanë mospërputhje me prokurimin publike, apo kanë ndikim nga ndonjë kompani apo anasjelltas”, ka thënë analistja financiare Elissavet Karagiannidou.

- Advertisement -

“Në zgjedhjet e 6 tetorit, po bëhet e pesta herë radhazi që zgjedhjet organizohen nën monitorimin e BE-së.
Këtë herë të dërguar nga BE-ja janë 9 ekspertë të procesit zgjedhor si dhe rreth 100 vëzhgues për 38 komuna.”

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit