4.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

BE-ja, letër Serbisë: O me ne, o me Rusinë!

Rekomandime

Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme e Siguri, Josep Borrell, dhe Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, dërguan letër në Beograd.

Dy zyrtarët e lartë të BE-së kanë përshëndetur mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale e parlamentare më 3 prill në Serbi, përderisa kanë kujtuar “detyrat e mëdha” që e presin shtetin serb drejt aspiratës për t’u anëtarësuar në Union.

- Advertisement -

“BE-ja pret të angazhohet me presidentin dhe qeverinë e ardhshme për të çuar përpara vendimin strategjik të Serbisë për t’u anëtarësuar në BE”.

“Ne e inkurajojmë Serbinë që të dëshmojë rezultate reale dhe të prekshme, posaçërisht në sundimin e ligjit dhe normalizimin e raporteve me Kosovën, përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja, që përcakton dinamikën e përgjithshme të procesit të negociatave të anëtarësimit”, theksohet në letrën e dyshes Borrell dhe Varhelyi, njofton Klan Kosova.

Pos thirrjes që të ndreqen raportet me Kosovën, kryediplomati dhe komisionari për zgjerim duket se thërrasin Serbinë që të përshtatet me sanksionet që BE-ja i vendosi Rusisë për shkak të sulmit ushtarak mbi Ukrainë.

- Advertisement -

“Në kohën e agresionit të paprovokuar dhe të pajustifikuar të Rusisë ndaj Ukrainës, një shteti sovran dhe të pavarur, presim nga Serbia që, si vend kandidat që është duke negociuar për anëtarësim, gradualisht të përshtatet me qëndrimet e BE-së, përfshirë edhe me deklaratat dhe masat kufizuese, në përputhje me kornizën e negociatave BE-Serbi”.

Serbia është shtet kandidat për të hyrë në bllokun që ka 27 vende anëtare.

- Advertisement -

Beogradi zyrtar, në asnjë mënyrë, deri tashti nuk është rreshtuar me evropianët për t’i vënë sanksione rusëve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit