3.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

BE-ja mbështet “Ballkanin e Hapur”, fton 3 shtetet tjera t’i bashkohen iniciativës

Rekomandime

Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi , ka thënë se e përkrahë iniciativën e “Ballkanit të Hapur”, dhe ka bërë ftesë edhe për Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnje e Hercegovinën që t’i bashkohen një iniciative të tillë.

Varhelyi ka përmendur edhe iniciativën për tregun e përbashkët rajonal, duke theksuar faktin se ajo nismë u anashkalua pasi u mbajtën disa zgjedhje në rajon.

- Advertisement -

“Kam qenë gjithmonë i prirur shumë pozitivisht ndaj këtij propozimi. Së pari u quajt Minishengen, më pas u përpoqëm brenda procesit të Berlinit, krijuam tregun e përbashkët rajonal.

Por për fat të keq, me disa zgjedhje në rajon, kjo nismë u la menjanë, dhe ndërkohë e konsiderojë këtë iniciativë një pasardhëse, një zëvendëse derisa të gjithë të jenë vërdallë rreth tryezës.

Ky është një përfundim që e kam nxjerrë qysh prej fillimi, që ju të vazhdoni ta nxitni këtë nismë, sepse rajoni kërkon të jetë një i tërë, sa i përket ekonomisë, shoqërisë, rajoni kërkon të jemi bashkë sic jemi ne në BE.

- Advertisement -

E admiroj faktin se sa fort e ndjeni këtë nismë.

Është nismë që ka ardhur prej jush, prej tre aktorëve që shoh rreth tryezës, dhe ju vazhduat ta shtynit përpara, edhe kur ne nuk arritëm që të tërhiqnim pjesëmarrjen e të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor, sepse ju kuptuat rëndësinë e integrimit rajonal.

- Advertisement -

Ne kuptojmë se ky është mesazhi që rajoni mund të përçojë, se jo vetëm që është gati për bashkëpunim rajonal, por po e zhvillon këtë bashkim. Mund të më përfshini si mbështetës të Ballkanit të Hapur”, ka thënë ai.

“Më lini ti ftojë tre partnerët e tjerë që ti kthehen këtij bashkëpunimi rajonal”, ka thënë tutje zyrtari i lartë i BE-së.

Kreu i Qeverisë Shqiptare, Edi Rama, para se Varhelyi ta merrte fjalën, e ka pyetur direkt zyrtarin e BE-së, nëse Bashkimi Evropian e përkrah këtë iniciativë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit