6.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

BE-ja miraton pakon e pestë të sanksioneve ndaj Rusisë – përfshihet edhe importi i qymyrit

Rekomandime

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka njoftuar se BE-ja po miraton paketën e pestë të sanksioneve kundër Rusisë, duke përfshirë ndalimin e importit të qymyrit me vlerë 4 miliardë euro në vit, sipas la repubblica.

Sanksionet përfshijnë gjithashtu ndalimin e transaksioneve të katër bankave kryesore ruse, duke përfshirë VTB, institucionin e dytë më të rëndësishëm të vendit. Të katërta bankat përfaqësojnë 23% të sektorit bankar rus dhe pritet të dobësojnë më tej sistemin në Moskë.

- Advertisement -

Von der Leyen shtoi se BE-ja po “punon gjithashu për të ndaluar importin e naftës ruse”.

Paketa e pestë e sanksioneve të BE-së kundër Rusisë përfshin ndalimin e importit që kap vlerën e 5.5 miliardë eurove, për produktet nga druri te betoni, frutat e detit edhe pijet.

- Advertisement -

“Në këtë mënyrë, ne gjithashtu do të mbyllim zbrazëtirat midis Rusisë dhe Bjellorusisë,” shtoi ajo.

- Advertisement -

Shtylla e tretë e paketës së pestë të sanksioneve do të përfshijë ndalimin e hyrjes së anijeve ruse në portet e BE-së.

Por do të ketë disa përjashtime në elementët thelbësore si produktet bujqësore dhe ushqimore, ndihmat humanitare dhe energjia. Për më tepër, BE pritet të propozojë një ndalim për operatorët e transportit rrugor rusë dhe bjellorusë.

Ky ndalim do të kufizojë mundësitë për industrinë ruse për të marrë mallra kyçe, sipas presidentes së Komisionit Eiropian, Ursula von der Leyen.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit