8.2 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

BE-ja sërish shpreh keqardhje për mosmbajtjen e referendumit serb në Kosovë

Rekomandime

Bashkimi Evropian ka përshëndetur rezultatin e referendumin për ndryshimet kushtetuese në Serbi që u mbajt më 16 janar. Blloku evropian sërish shprehu keqardhje për mosgjetjen e një zgjidhjeje që votimi për referendum të mundësohej që të mbahej edhe në Kosovë.

“Sipas rezultateve preliminare, votuesit të cilët dolën në votime të dielën në Serbi për të votuar për ndryshimet kushtetuese shprehen mbështetjen e tyre për propozimin. BE-ja mirëpret kompletimin e këtij hapi të rëndësishëm të reformave kushtetuese që ka për qëllim forcimin e pavarësisë së gjyqësorit, në përputhje me orientimin strategjik të Serbisë për anëtarësim në BE”, tha BE-ja më 17 janar.

- Advertisement -

Autoritetet në Kosovë kanë thënë se të gjithë qytetarët serbë, me shtetësi të dyfishtë, do të mund të ushtronin të drejtën e tyre për të votuar në referendumin e Serbisë përmes postës apo Zyrës Ndërlidhëse serbe në Prishtinë.

“BE-ja shpreh keqardhje për pamundësinë e gjetjes së një marrëveshjeje me Qeverinë e Kosovës për të lejuar Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) që të mbledhë fletëvotimet në Kosovë, në përputhje me praktikën nga e kaluara”, tha BE-ja.

Në të kaluarën, në Kosovë nuk është penguar organizimi i zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të Serbisë, në mjediset e banuara me shumicë serbe në Kosovë dhe votat janë grumbulluar nga OSBE-ja.

- Advertisement -

Në Serbi, autoritet thanë se për ndryshimet e propozuara kanë votuar mbi 60 për qind e pjesëmarrësve në votim.

Pyetja e referendumit ishte: “A jeni për konfirmimin e Ligjit për ndryshimin e Kushtetutës së Republikës së Serbisë?”.

- Advertisement -

Ndryshimet kanë të bëjnë me mënyrën e zgjedhjes së gjyqtarëve dhe prokurorëve në mënyrë që të zvogëlohet ndikimi politik në këtë proces, ka thënë Qeveria e Serbisë.

Ndërkaq, Bashkimi Evropian i bëri thirrje Serbisë që të vazhdojë procesin e reformave, sepse siç tha, forcimi i gjyqësorit nuk përfundon me këtë referendum.

“Procesi i reformave për forcimin e pavarësisë së gjyqësorit nuk përfundon këtu dhe duhet të vazhdohet. Një numër i ligjeve duhet të ndryshohet për zbatimin efikas të ndryshimeve kushtetuese. Kjo duhet të përgatitet si prioritet përmes reformave relevante ligjore, në përputhje me standardet evropiane”, tha BE-ja.

Blloku evropian po ashtu mirëpriti qëndrimin e Qeverisë së Serbisë që të përfshijë Komisionin e Venecias në hapat e ardhshëm dhe i ofroi ndihmë asistencë financiare dhe teknike për zbatimin e reformave në Serbi./REL

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit