1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

BE mirëpret rihapjen e terminalit doganor në Trepçë: Shembull i mirë i përparimit që po bën Kosova

Rekomandime

Pas shtatë vitesh, dje është rihapur terminali doganor i Trepçës në Mitrovicë.

Lajmi është mirëpritur edhe nga shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

“Përurimi i terminalit publik doganor të Trepçës është një shembull i mirë i përparimit që po bën Kosova”, ka shkruar Szunyog në Twitter.

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë thotë se në raportin e Progresit të Komisionit Evropian për Kosovën kapitulli i doganave është ndër rekomandimet kryesore.

- Advertisement -

“Po ashtu kjo çështje është një hap i rëndësishëm në rrugën evropiane të Kosovës”, ka shkruar tutje Szunyog.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit