4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Bebe Rexha në Shqipëri: Krenohem me ndihmën e Kosovës në këtë tragjedi

Rekomandime

Bebe Rexha ka arritur në Shqipëri për të ndihmuar nga afër të prekurit nga tërmetet.

Këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha, ka arritur në Shqipëri sot dhe ka folur për herë të parë pas ardhjes nga Amerika.

- Advertisement -

Nuk jam e lumtur që kam ardhur në Shqipëri në këto rrethana por jam e lumtur që mund t’i ndihmoj njerëzit e mi. Kjo është shumë me rëndësi për mua”, ka thënë Bebe për T7 sapo ka arritur.

“Kur i kam dëgjuar lajmet, zemra më është thyer pasi që unë jam shqiptare, babai im është shqiptar dhe është shumë me rëndësi për mua që të mbështesë vendin prej nga jam”.

Bebe ka treguar edhe cilët janë planet e saj për të mbështetur të prekurit nga tërmetet.

- Advertisement -

Ajo thotë: “Plani im kryesor është që të vetëdijësoj njerëzit në gjithë botën për atë se çfarë ka ndodhur, mendoj se kjo është shumë me rëndësi. Gjithashtu kam mbledhur para me disa nga fansat e mi dhe qëllimi im është që të ndërtoj disa shtëpi dhe të ndihmoj disa njerëz. Pra, të jem pjesë e gjithë procesit, të siguroj që paratë po shkojnë në vendin e duhur derisa njerëzit kanë shtëpi në të cilat mund të jetojnë”.

Në fund këngëtarja ka thënë se ndihet shumë krenare dhe falënderuese për Kosovën, pasi ata kanë ndihmuar shumë dhe ishte diçka shumë e bukur në gjithë këtë tragjedi, të shikojmë se si ata kanë hapur duart për shqiptarët.

- Advertisement -

Ajo gjithashtu shton se, megjithëse është lindur në New York, zemra e saj ka gjak shqiptar dhe gjithmonë do të mbështesë njerëzit e saj, pa marrë parasysh ku gjendet.

Fondacioni i hapur nga Bebe Rexha, After the earthquake, Help Albania.

Bebe Rexha
Bebe Rexha
Bebe Rexha
BurimiReporteri
-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit