Italia nuk ka arritur të sigurojë kualifikimin në Kampionatin Botëror.
Kampioni aktual i Evropës është mposhtur në play-off nga Maqedonia e Veriut në sekondat e fundit të ndeshjes.
Rezultati ishte 0:0 deri në sekondat e fundit të ndeshjes, kur Trajkovski shënoi një gol jashtëzakonisht të rëndësishëm për mysafirët.
Gol ky që dërgon Maqedoninë e Veriut në finalen e play-offit ku do të përballet me Portugalinë. Fituesi i atij takimi do të kualifikohet në Kampionatin Botëror që luhet në fund të vitit.
Në anën tjetër, Italia dështon keq duke u eliminuar, pak muaj pasi e kishte fituar Kampionatin Evropian.