1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Befason Adriana Hoxhiq: Po, do ta votojë Qeverinë Kurti!

Rekomandime

Adrijana Hoxhiq nga lista “Komuniteti i Bashkuar”, e cila ka siguruar një ulëse në Kuvendin e Kosovës, si përfaqësuese e komunitetit boshnjak ka deklaruar se do ta përkrahë formimin e Qeverisë të udhëhequr nga Albin Kurti.

- Advertisement -

Hoxhiq në një prononcim për Telegrafin ka thënë se ka respekt për kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje e gjithashtu edhe për Vjosa Osmanin.Ajo tha se është për herë të parë në Kuvendin e Kosovës por, se nuk do të bllokojë formimin e institucioneve.

“Unë kam respekt për punën e personale të Albin Kurtit. Si LVV ka pasur përkrahje nga qytetarët. Kjo për mua është ky vullneti i qytetarit e cila për mua është e shenjtë. Për mua është e domosdoshme edhe si njeri edhe si iniciativë qytetare që ta respektoj dhe përkrahi”, tha Hoxhiq.

Megjithatë, Hoxhiq u shpreh se kërkesa e tyre për Qeverinë në ardhje është përkrahja për formimin e dy komunave me shumicë boshnjake në rajonin e Pejës e Prizrenit.“Unë kam treguar në periudhën parazgjedhore për një kërkesë që e kemi, pas bisedave në terren, kërkesa ndërlidhet me formimin e dy komunave me shumicë boshnjake, në rajonin e Prizrenit dhe rajonin e Pejës. Kjo kishte me qenë kërkesa reale për të cilën unë pres përkrahje pa marrë parasysh kush e prezenton.

- Advertisement -

Nuk kam asgjë kundër politikës ose formimit të Qeverisë nga Albin Kurti. Unë kisha pasur dëshirë që nëse zotëri Kurti me thërret për të biseduar, kërkesa ime për ta përkrahur me dy duart Qeverinë Kurti do të ishte vendimi që ta përkrahë themelimin e dy komunave me shumicë të komunitetit boshnjak”, tha Hoxhiq.Hoxhiq po ashtu ka folur edhe për qëndrimin e saj në lidhje me Vjosa Osmanin dhe kandidaturën e saj për presidente.“Besoj që nuk ka njeri nga Mitrovica që nuk mburret me punën të cilën ajo në politikë e ka filluar si një femër e re, dhe është një shebull për të gjitha femrat jo vetëm në Kosovë por edhe më gjerë. Asnjëherë deri më tani nuk kam qenë pengesë për ndonjë proces të Qeverisë së Kosovës dhe nuk do të jem asnjëherë pengesë”, tha Hoxhiq.

Ndryshe, edhe deputetë të tjerë të komuniteteve kanë konfirmuar votën pro Qeverisë Kurti.Katër deputetë nga partitë e komuniteteve në Kosovë, kishin konfirmuar për Telegrafin se do të votojnë pro një qeverie të udhëhequr nga Albin Kurti.Partia turke, KDTP që pritet t’i ketë dy përfaqësues si dhe deputetët tjerë të mundshëm, Emilija Rexhepi nga komuniteti boshnjak, dhe Elbert Krasniqi nga komuniteti egjiptian pritet që ta përkrahin formimin e Qeverisë Kurti 2

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit