Komentatori politik, Milaim Zeka në “Politiko”, ka komentuar qeverisjen e kryeministrit, Albin Kurti duke treguar për herë të parë se ai e ka votuar këtë të fundit në zgjedhjet nacionale.
Zeka, ka thënë se ka menduar që kur vjen Kurti ka me ndërtu themelin e shtetit, por që sipas tij ka qenë njësoj me “kapje” të institucioneve si në qeveritë e kaluara.
“Unë e kam votuar Albin Kurtin. Dardani e dinë që e kam votuar sepse e kam mik familjarë. Dardani e dinë që opozitë ma të madhe se unë në parlament e në media, qeverive të kaluara asnjë njeri nuk ju ka bërë. Unë nuk e kam mbështet Albinin në politikën e tij të jashtme, asnjëherë as në opozitë e as në pozitë, unë kam menduar e shpresuar që kur vjen Kurti në pushtet fillon me ndërtu themelimin e shtetit, me kriju një rregullator në shëndetësi, arsim e drejtësi. Kam mëndu që kur vjen Kurti, nuk ki të bëjsh më me kategoritë e prokurorëve të Aleksandër Lumezit.”, ka deklaruar Zeka.
Tutje, Zeka ka thënë se njësoj siç kanë bërë qeveritë e kaluara me emërime në institucione njësoj ka bërë edhe Kurti.
Sa i përket Asociacionit, Zeka ka thënë se në rast se Kurti nuk e bënë “ka me shku n’shtëpi”./Gazeta10