3.6 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Befason Nisma, shfaq pak dilema për të hyrë në Qeveri

Rekomandime

Nisma Socialdemokrate ende nuk ka një përgjigje konkrete rreth formimit të qeverisë së re, në koalicion me LDK-në.

- Advertisement -

Kështu ka bërë të ditur deputeti nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Endrit Shala.

Sipas Shalës, ende nuk kanë filluar bisedimet pasi nuk kanë vendosur konkretisht në mes përfaqësuesve të partisë se si do t’i përgjigjen këtij koalicioni.

Ai tutje, shtoi se janë duke pritur Vetëvendosje se si do të veproj me mandatarin e pastaj të fillojnë bisedimet.

- Advertisement -

“Jo ende nuk kemi biseduar, pasi ende nuk kemi vendosur konkretisht me përfaqësuesit e partisë, pasi jemi duke e pritur deri sa të kaloj mandari tek VV, e me pastaj do të ulemi dhe do të bisedojmë për koalicion e mundshëm në mes LDK-AAK-NISMA”, ka thënë Shala për Insajderin. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i është drejtuar për të tretën herë sot Albin Kurtit, në cilësinë e shefit të Lëvizjes Vetëvendosje, duke i kërkuar emrin për mandatarin.

Në rast se VV nuk do të mund ta formoj qeverinë, një koalicioni i mundshëm është bërë i ditur ndërmjet LDK-AAK-NISMA.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit