Kryeparlamentarja, Vjosa Osmani ka folur për raportin e saj me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, si dhe me anëtarë e tjerë të kësaj partie.
Osmani konfirmoi se kohëve të fundit nuk ka komunikim fare me të parin e LDK-së, duke shtuar se ka komunikim të shkëlqyer me komplet grupin parlamentar të kësaj partie.
“Unë nuk kam fare mungesë komunikimi me LDK si parti. E përmenda zotrin Hoti si kryeministër, por nuk është krejt LDK-ja Avdullah Hoti. Jo në kohët e fundit nuk kam komunikim me zotrin Mustafa por kam komunikim me komplet grupin parlamentar të LDK-së dhe komunikim të shkëlqyer”, ka thënë Osmani në KTV.