Duke filluar nga ora 09:00 në objektin e Teatrit Kombëtar të Kosovës, kanë filluar homazhet për artistin Rasim Thaçi-Cima.
Aktori Cima ka ndërruar jetë dje në moshën 71-vjeçare pas infektimit me koronavirus.
Cima do të varoset sot në varrezat e fshatit Vukovc të Drenasit.
Cermonia do të mbahet prej orës 13:00. Lajmin e kanë bërë të ditur edhe familjarë të humoristit.