5.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Bëhet gati edhe për Iuftë ushtria e Kosovës

Rekomandime

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, po qëndron për vizitë treditore në Mbretërinë e Bashkuar.

Në një shkrim në facebook ai ka paralajmëruar se këto vizita janë për ushtrinë e Kosovës, në mënyrë që kjo ushtri të jetë gati për çdo lloj Iufte dhe në çdo lloj kohe.

- Advertisement -

“Të jenë gati plotësisht për të mbrojtur pavarësinë, sovranitetin shtetëror dhe integritetin territorial të vendit”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Roli i efektivave të Këmbësorisë është në thelbin e Ushtrisë sonë që nga operacionet Iuftarake deri te operacionet paqeruajtëse.

- Advertisement -

Vizita ime në Shkollën e Specialistëve të Armatimit, Divizionin e Zbulimit dhe Taktikave të Blinduara, si dhe Koleksionin e Armëve të Këmbësorisë, ishte me qëllim të njohjes për së afërmi me kapacitetet arsimore dhe trajnuese të këtyre qendrave.

Me komandantët e këtyre qendrave, nënkolonelët Arran Wade, James Lane dhe Philip Nathan, u pajtuam dhe do të punojmë së bashku që ushtarët tanë të këmbësorisë të trajnohen për të qenë gati për çdo sfidë.

- Advertisement -

Të jenë gati për të vepruar së bashku me aleatët edhe në zona me klima të pafavorshme, pra nga shkretëtirat e deri në xhungla.

Të jenë gati plotësisht për të mbrojtur pavarësinë, sovranitetin shtetëror dhe integritetin territorial të vendit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit