1.6 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Bëhet i ditur emri i insektit më të ri që u zbulua sot në Kosovë

Rekomandime

Departamenti i Biologjisë në Universitetin e Prishtinës, ka prezantuar sot një hulumtim, nga i cili kanë zbuluar një insekt të ri në Malet e Sharrit.

- Advertisement -

Gjatë prezantimit të hulumtimit, profesori i këtij departamenti, Halil Ibrahimi, tha se ky insekt i ri do të quhet “Homoinsapiens”, përkthyer në shqip, “njeriu i pa mençur”, si dhe është insekt unik, i cili jeton vetëm në Kosovë, përkatësisht në zonën malore mes lumit Lepenc dhe Lumbardh, në Malet e Sharrit.

“Ky insekt është ndër llojet endemike, të cilat për shkak të proceseve të ndryshme janë kufizuar vetëm në një vend malor, në Bjeshkët e Sharrit, në atë zonën afër Brezovicës, midis lumit Lepenc dhe Lumbardhit të Prizrenit. Është një lloj i insektit që mund të themi është unik, sepse jeton vetëm në Kosovë”, tha ai.

“Emri i tij është homoinsapiens, që në shqip do të thotë njeriu i pa mençur”, ka thënë Ibrahimi, si autori i hulumtimit.

- Advertisement -

Tutje, Ibrahimi ka theksuar se ky lloj i insektit të ri, është tregues shumë i mirë i ndotjes së lumenjve dhe ndikon në vetëpastrimin e tyre.

“Ai është treguesi i parë i ndotjes së lumenjve, për shkak të ngjyrës, si dhe ka aftësi të shkëlqyeshme për vetëpastrimin e lumenjve”, tha ai.

- Advertisement -

Prezent në prezantimin e këtij hulumtimi ishte edhe rektori i UP-së, Qerim Qerimi, i cili i ndau një mirënjohje profesorit Ibrahimi për gjetjet dhe zbulimet e tij që nga viti 2010 e deri më tash.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit