Kanë mbetur vetëm pak ditë nga performanca e Goran Bregoviq në Festën e birrës në Korçë.
Pavarësisht reagimit të madh të popullit shqiptar, këngëtari do të ngjitet në skenën e Festës së Birrës më datë 22 gusht.
Këtë e ka konfirmuar edhe vet ai përmes një postimi, ndërsa ka zbuluar se menjëherë nga Korça, do të udhëtojë drejt Moskës me bandën e tij muzikore.
Ndërsa dy ditë e fundit, çdo ‘billboard’ rrugëve të Shqipërisë është ngjyrosur me të kuqe, apo është shkruar vitit 1999, për t’i kujtuar krerëve shqiptarë luftën e Kosovës.