1.6 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Behgjet Pacolli i pakënaqur që po zbulohet pasuria e tij në kohë pandemie

Rekomandime

Deputeti i AKR’së, Behgjet Pacolli, është shprehur i pakënaqur që deklarimi i pasurisë së tij po qarkullon nëpër medie. Ai thotë se në kohë pandemie dhe krize financiare nuk na duhet të tregojmë se çfarë kemi më tepër në jetë.

- Advertisement -

“Shikoj shumë komente dhe artikuj në media për pasurinë time të deklaruar, diçka që në të vërtetë nuk e dëshiroj”, shkruan ai.

“Jemi në mes të një krize financiare dhe pandemie, ku shumë familje e kanë shumë të vështirë të përballen me jetën e tyre të përditshme. Gjëja e fundit që na duhet është të tregojmë se çfarë kemi me tepër në jetë. Më e rëndësishmja nga të gjitha janë shëndeti, familja dhe miqtë në jetë. Falënderoj Zotin për këtë!”, shton kryetari i AKR’së.

Shikoj shumë komente dhe artikuj në media për pasurinë time të deklaruar, diçka që në të vërtetë nuk e dëshiroj. Jemi në…

Gepostet von Behgjet Pacolli am Dienstag, 11. August 2020

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit