2.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Behramaj: Kurti le ta emërojë Gashin si emisar special për krimet e UÇK-së, sidomos në rastin “Panda”

Rekomandime

Adil Behramaj, këshilltar i presidenti Hashim Thaci, ka thënë se pavarësisht që Albin Kurti e shkarkoi këshilltarin e tij, Shkëlzen Gashin nuk u distancua nga deklaratat e tij.

- Advertisement -

Behramaj, ka thënë se Kurti thjesht e spostoi, Gashin, s apër të mos u shpërnqenderuar nga punët e “mira” të Qeverisë.

Sipas tij, Kurti, tash le ta emërojë Gashin si emisar special për krimet e e UÇK-së, sidomos në rastin “Panda”.

Postimi i tij i plotë:

- Advertisement -

Albin Kurti nuk u distancua nga deklaratat e këshilltarit të tij. Ai thjesht e spostoi, sa për të mos u shpërqendruar nga punët e “mira” të Qeverisë. Edhe kjo është punë e Qeverisë, sipas Kurtit, por jo nga ato të mirat. Duhet të marrë mësim prej Konjufcës sesi do të duhej të distancohej!

Tash le ta emërojë si emisar special për krimet e UÇK-së, sidomos në rastin “Panda”. Mund ta bëjë edhe koordinator për pranimin e donacioneve nga UNMIK-u në bazë të Rezolutës 1244, se në seancën e djeshme të Këshillit të Sigurimit u kuptua që edhe prej tyre, që dikur edhe veturat ua rrotullonte, kishte pranuar ndihma.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit