Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka folur për Albin Kurtin, kandidat për kryeministër të Kosovës që vjen nga radhët e partisë fituese të zgjedhjeve, Lëvizjes Vetëvendosje.
Berisha ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se Kurti është një “lazdran i madh”, teksa ka vlerësuar se ai “po mundohet të bëjë komunizëm”.
“Kurti e ka shpallur veten si më i mençuri në Kosovë”, ka deklaruar Berisha.
“Edhe nëna ime lexon libra tërë ditën. S’e ka vetëm Albini këtë privilegj, të lexojë…”, ka thënë ai.
“Ta shohim çka po bën kur të hyjë në punë. Mendoj që është një njeri teorik, dhe një lazdran i madh”, është shprehur Berisha në T7.
“Mundohet të bëjë komunizëm. Bëhet sikur ka vizion dhe i vijnë idetë prej qielli, sikur ka për të bërë diçka…”, ka thënë Berisha.