6.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Bekë Berisha: Minoriteti serb është komuniteti më i mbrojtur në Evropë

Rekomandime

Në Kuvendin e Kosovës është duke u diskutuar për takimin në Bruksel.

Deputeti i AAK-së Bekë Berisha tha se komuniteti serb është komuniteti më i mbrojtur në Evropë.

- Advertisement -

Ai ndër të tjera tha se Asociacioni i sherben Serbisë si vegël destabilizuese në Kosovë

“Minoriteti serb është komuniteti më i mbrojtur në Evropë. Prej pas luftës janë miratu më shumë se 200 ligje, që e parashikojnë mbrojtjen e këtij komuniteti. Kemi bë komuna me 500 banorë për serbët. Nuk ka Institucion, ku nuk janë te perfshirë.

Këtu e kemi ministrin e Bujqësisë, që mundet me na tregu kur ndahen 10 sera, një ndahet për komunitetin serb. Asociacioni i sherben Serbisë si vegël destabilizuese në Kosovë”, tha ai.

- Advertisement -

Fjalimi i plotë:

Minoriteti serb është komuniteti më i mbrojtur në Evropë. Prej pas luftës janë miratu më shumë se 200 ligje, që e parashikojnë mbrojtjen e këtij komuniteti. Kemi bë komuna me 500 banorë për serbët. Nuk ka Institucion, ku nuk janë te perfshirë.

- Advertisement -

Këtu e kemi ministrin e Bujqësisë, që mundet me na tregu kur ndahen 10 sera, një ndahet për komunitetin serb.

Sot, mundemi me konludu qe minoritetit serb asnje e drejt nuk i mungon me jetu denjesisht ne Kosove. Pra, Asociacioni nuk po behet per ta, as per me i jep drejta me shume atyre. Eshte e qarte, nuk i jep ma shume te drejta as ne shendetesi as ne arsim dhe as ne siguri.

Por, Asociacioni i sherben Serbise si vegel destabilizuese ne Kosove.

Une jam demokrat, kush jam une me nal vullnetin e 120 deputeteve, por, po du me distancu veten prej kancerit te ardhshem, qe eshte Asociacioni, qe me i vetedijeu njerezit.

Ky nuk ka qene mision i Demaçit as i UÇK-se dhe i asnje porcesi tjeter. Ne kemi besu, qe me luften e UÇK-se me u permbyll procesi i lufterave ne Ballkan.

E ky Asociacion eshte lan bisht i Serbise, qe me provoku lufte ne Kosove sa here te deshiron.

Per fund po e shoh se fjalet e mia edhe te Lumirit po tingellojne njejte, por e kane nje dallim substancial. Une me mujte sot e ndali Asociacionin, kurse Lumirin sot me e ba Kryeminister, sot e nenshkrun.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit